VD/Incident në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Haradinaj largon nga foltorja pasardhësen e Mehmet Derallës
Një incident është shënuar në përkujtimoren e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Një grua është ngjitur në foltore e paftuar, por ka qenë kryeministri Haradinaj i cili e ka larguar i ndihmuar edhe nga sigurimi.
Seancë dhe Akademi solemne janë mbajtur këtë të diel në hapësirën e kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, në 140 vjetorin e saj. Por, organizimi jo i mirë bëri që të ketë edhe momente jo të këndshme, gjë për të cilën u desh të ndërhyjë edhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj.
Fillimisht nuk iu dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga të ftuarit që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta. Pas tij në foltore si e pa ftuar doli një grua, e cila nisi të flasë. Ajo u identifikua si Valdete Dëralla, pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës (ish-ministër në qeverinë e Ismail Qemalit).
“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Deraallës, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore. “I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derallës”, shtoi ajo.
I pari reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tentoi të bisedojë me gruan, por ajo nuk e ndalte fjalimin e saj. Më pas shkoi kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pas debateve me gruan, bashkë me sigurimin e larguan atë nga foltorja.
Kurse, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj tha se kishin një përzierje të seancës me Akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend. Gjithashtu, pas fjalimit të Haskukajt, ishte një i moshuar që iu ofrua të ftuarve në rreshtin e parë, ku sërish reagoi Ramush Haradinaj dhe i moshuari u largua nga sigurimi.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.9%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale
26 Dhjetor, 22:50
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
Nuk kam njohuri për personin e gruas e cila u nxor me forcë nga taraku dhe ndihmësit e tij, jashtë lokalit ku mbahej Tubimi përkujtimor për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Por, ky lloj reagimi i Kryeministër zezës, nuk është diçka jashtë normave të sjelljes së tij. Fytyra e tipave si ky tarak, nuk dinë të skuqet, sepse ngjason me shollën e këpucës. Si dihet! Ndofta, ka filluar ta sheh se i ka punët pisk, dhe nuk i mbetet tjetër, pos t’i kthehet profesionit të vjetër, të cilin e ka ushtruar gjatë nëpër “disko- bare” të perëndimit. Po them “disko-bare”, edhe pse ato vetëm emrin e kanë kështu, sepse frekuentohen nga thundrakë të njohur nga organet e rendit të shumë vendeve dhe mund të dyshohet me bazë, se aty kryhen veprime bixhozi, bordelos...etj.
PërgjigjuTurp i madh,kryeministri ngrihet dhe meret me një zonje..Tuuurp Ramush Haradinaj ke humbur shume me kete gjest idiot
PërgjigjuMir ja boni perr verrr kan honger gjith jeten sepse jan pasardhes te dikujt
PërgjigjuHipokrizia me e madhe e historise shqiptare Duke glorifikuar turkoshaket shqiptare dhe Duke shpallur tradhetare ata qe kerkonin pavarsi ne sulltani gje qe u vendos ne lidhjen e prizerenit. U shpall perfundismisht se arrnautet nuk kerkojne pavarsi dhe Se kerkojne qe kosoven Te ja kthejne turqise dhe Se shpalte tradhetar kedo dhe denohej Me vdekje kedo qe lufton kunder turqise
PërgjigjuKulture per te hengur nje ftere me kalace pa vaj .Harron trimi se asht udheheqes i te gjitheve .Nejse i falet se ka desh te nderoj president BAFTJARIN .
PërgjigjuO Ramush o Qamush. Po si huk hoqe dore nga profesioni i bodyguardit o i shkreti ti? Nuk ka persona te tjere qe merren me ate pune aty ne konference? Hahahaha imagjinoni me qene ne takim pa kamera me Qamushin, ta sill ne grusht direkt hahahaha kryeministri i kosoves cfare turpi. Intelekti 0!
Përgjigjukoktul kryeminister