Haradinaj e hoqi me forcë nga podiumi, ja çfarë ka bërë Valdete Derralla në 100-vjetorin e Pavarsisë

Gjatë përkujtimores së 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme u ndesh në një situatë problematike. Kjo pasi pasardhësja e gjeneral Mehmet Deralles, Valdete Derralla, mori fjalën edhe pse nuk e kishte emrin në listë.

Kështu në këtë situatë, Haradinaj u detyrua t’i ndërpresë fjalën dhe më pas tentoi ta nxjerë jashtë me forcë. Valdete Derralla e mori fjalën pa leje duke u shprehur:

Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derralles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit. I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derralles.

Valdete Derralla

Ndërsa nuk ka munguar dhe kundërpërgjigjja e Haradinajt:

Me respektin për ju vazhdon ceremonia me detyra të tjera, vazhdon ceremonia në bazë të programit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Valdete Derralla në fakt nuk është hera e parë që përfshihet në incident, pasi një gjë e tillë e ngjashme ka ndodhur me të edhe në  ceremoninë e 100-vjetorit të Pavarësisë, në Pallatin e Kongreseve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë