TIRANE - Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka deklaruar se, zhvillimet e fundit për çështje e serverit të tatimeve, ku sot janë shfaqur edhe disa pamje filmike, janë lojëra të PD-së.

Duke folur për Shqiptarja.com në lidhje me akuzat e ngritura për çështjen e serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Cani ka deklaruar se nuk e shqetëson kjo farsë.

“Këto janë lojëra pa vlerë nga Partia Demokratike, që të mbuloje akuzat që janë ngritur nga Tatimet dhe Ministria për dëmtim të të dhënave në serverin qendror. Mua nuk më shqeteson aspak kjo farsë”, ka deklaruar ministri Cani.

 “Gjatë janarit e rëndësishme është që të ardhurat po realizohem tej parashikimeve, si tek Tatimet ashtu edhe tek Doganat”, ka përfunduar deklaratën e tij për Shqiptarja.com, ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)