Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet në lidhje me ngjarjen e ku pas një incidenti me makinë të shtetasit Tomi Misha mer zv/drejtorin e policisë së Korçës, ai është dhunuar fizikisht nga punonjësit e Policisë.
 
Lidhur me ngjarjen Prokuroria e Korçës ka ngritur dy akuza kundrejt Tomi Mishës. E para për drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt dhe e dyta për kundërshtim të punonjësve të policisë.
 
Po ashtu nën akuzë janë edhe punonjësit e policisë Robert Memelli, Nevzat Blishi e Arben Hasani, për akuzën e kryerjes se veprime arbitrare.

Hetimet, Prokuroria: Ja si ka ndodhur ngjarja
Nga aktet hetimore te administruara deri tani ka rezultuar se ne daten 20.02.2015 rreth ore 14.30 – 15.00 ne qytetin e Korçes, dhe pikerisht perballe banges Reiffesen bank, ka ndodhur nje mosmarveshje ndermjet zevendes drejtorit te policise Arben Hyseni dhe shtetasit Tomi Misha. Shkaku i kesaj mosmarveshje ka qene prekja e makines qe drejtohej nga zevendes drejtori i policise se qarkut Korçe, nga makina qe drejtohej nga shtetasit Tomi Misha. Ne kete mosmarveshje zvendes drejtori i policies ka perdorur autoritetin e detyres qe ai ka dhe ka filluar te debatoje me drejtuesin e mjetit shtetasin Tomi Misha, i cili I ka kerkuar falje duke i treguar se nuk i kishte shkaktuar dem ne makinen e tij. Panvarsisht nga qendrimi i shtetasit Tomi Misha, shtetasi Arben Hasani ka njoftuar vartesit e tij punonjesit e policise te gateshem per tu paraqitur ne vendim e ngjarjes.

Punonjesit e policise shtetasit Robert Memelli dhe Nevzat Blushi pasi kane mberitur ne vend ngjarje dhe kane mare urdher  nga zevendes drejtori i policiese Korçe per te shoqeruar ne komisariat, kane kerkuar nga shtetasi Tomi Misha qe ta shoqerojne kete shtetas sipas urdherit te dhene. Ketu ka filluar dhe nje mosmarveshje ndermjet punonjesit te policies Robert Memelli dhe shtetasit Tomi Misha. Punonjesi i Policise Robert Memelli ka dashur ta nxjere me force nga makina dhe e ka goditur shtetasit Tomi Misha, ndersa shtetasi Nevzat Bushi eshte munduar te qetesoje situaten e krijuar. Zevendes Drejtori i Policise shtetasi Arben Hasani megjithese ishte ne vend ngjarje ka preferuar te qendroje ne makinen e tij duke mos nderhyre per te zgjidhur kete konflikt.

Nga provat qe qe ndodhen ne kete procedim del se kemi demtime si tek punonjesi i policise Robert Memelli dhe njekohesisht dhe te shtetasit Tomi Misha gje e cila provohet nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, ku ne ted y rastet demtimet klasidfikohen ne rrahje. Pas ketij konflikti dhe ardhjes se punonjesve te tjere te policise, shtetasi Tomi Misha eshte shoqeruar ne komisariatin e policise Korçe. Nga testimi per konsumim alkoli del se shtetasi Tomi Misha kishte konsumuar 0.7 mg/l alkol, pra ka drejtuar mjetin ne menyre te pa rregullt dhe me pas ka kundershtuar punonjesit e policise se rrendit publik, duke mos dashur qe te shoqerohet ne Komisarjatin e Policise Korçe. Nga veprimet e para procedurjale nuk del e qarte nese shtetasi Robert Memelli eshte goditur nga shtetasi Tomi Misha apo nga vellai i tij. Ky fakt do te dale gjate hetimit.

Ne vazhdim te veprimeve procedurjale, sipas deklarimeve te shtetasit Tomi Misha rezulton se shtetasi Arben Hasani me detyre zevendes Drejtor i Policise se Qarkut Korçe, ka shkuar kater here tek dhoma e shoqerimit qe ndodhej shtetasi Tomi Misha dhe ketu ka filluar te godase kete shtetas.Megjithate ky fakt mbetet vetem ne deklarimet e ketij shtetasi pasi nga deklarimet e punonjesve te policise nuk provohet qe Arben Hyseni te kete ushtruar dhune. Po keshtu zv.drejtori e mohon faktin e te qenit ne Komisariat duke shpjeguar se mbas dhenies se urdherit per ta shoqeruar ne komisariat ai ka shkuar ne zyre.

Nga ana jone jane sekuestruar disa facoleta me gjak ne ambjentet ku eshte shoqeruar Tomi Misha dhe pritet akti I ekspertimit per te provuar theniet e te demtuarit. Po keshtu jane bere shkresat per ti kerkuar kompanise telefonike celulare Vodafon qelizat e numrit telefonik te zv.drejtorit te policise Arben Hyseni per te percaktuar se ku ndodhej gjate kohes kur eshte shoqeruar Tomi ne Komisariat.

Sipas deklarimeve te nendrejtorit rezulton se videoja eshte e montuar dhe nuk tregon te gjithe ngjarjen e ne keto kushte, meqenese ngjarja ka ndodhur perballe bankes Raiffaisen I eshte kerkuar kesaj banke kopje e kamerave te rregjistrimit diten e ngjarjes ku dhe jemi ne pritje, te cilat do te hedhin drite ne objektivitetin e saj.

Po keshtu po punohet per te mare deklarime dhe punonjesve te policise qe kane qene ne komisariat per te vertetuar nese kur eshte shoqeruar shtetasi Tomi Misha, nendrejtori ka qene I pranishem atje, ka pasur ndonje kontakt me te shoqeruarin, ka bere ndonje veprim konkret etj.
Po perpiqemi per te mbledhur provat sa me shpejt per te evidentuar pergjegjesite e secilit person ne kete konflikt.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)