TIRANE - Një ditë pas publikimit në A1 Report të videos ekskluzive ku duket tentativë korrupsioni e një qytetari ndaj policit rrugor, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arreston policin e komisiariatit nr 3.
“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gentian Beqir Kërtoçi, 24 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, me gradën N/inspektor.
Arrestimi i tij, u krye sepse dje rreth orës 18:00, në rrugën “Dritan Hoxha“, në kryqëzimin e Laprakës, duke qënë në shërbim Patrullë e Përgjithshme dyshohet se i ka marrë një sasi parash një shtetasi, në këmbim të mosndëshkimit të kundravajtësit sipas ligjit.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.
Arrestimi i Gentian Kërtoçit është kryer dje në mbrëmje pas përfundimit të hetimeve lidhur me denoncimin publik të bërë nga A1 Report dhe Shqiptarja.com për veprimin e kundraligjshëm të këtij punonjësi policie.
Në të njëjtën kohë si masë administrative është vendosur pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë Gentian Kërtoçit. Materialet në ngarkim të tij i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
20.6%
-
Jo
70.5%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 495
Lajme të tjera
-
Supë brokoli me patate nga zonja Albana
3 Maj, 12:03
-
Ilir Yzeiri: Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit
3 Maj, 11:59
-
Prezantohet strategjia e Menaxhimit të Financave Publike! Ambasadori i BE: Jo më ndryshim buxheti me akt normativ, monitoroni PPP
3 Maj, 11:58
-
Patëllxhanë të mbushur me gjizë nga zonja Albana
3 Maj, 11:52
-
Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli
3 Maj, 11:51
-
Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund
3 Maj, 11:50
-
Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij
3 Maj, 11:42
-
Brukseta me domate, borzilok dhe djathë, përgatiten në çast nga zonja Albana
3 Maj, 11:40
-
Basha 'Pro' zgjatjes së mandatit të prokurorëve dhe kreut të SPAK
3 Maj, 11:39
-
Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë
3 Maj, 11:39
-
Akullore e shpejtë në kushte shtëpie me luleshtrydhe nga zonja Albana
3 Maj, 11:35
-
Fatos Çoçoli: Hekurudha, ku lëviz mirë dhe lirë
3 Maj, 11:33