Videoja në A1 Report, Tahiri
urdhëron SHKB të nisë hetimet
Menjëherë pas publikimit të videos ekskluzive në A1 Report të një tentative korrupsioni të një qytetari ndaj policit rrugor, i cili e ndalon për t'i kontrolluar dokumentet e makinës reagon ministri Brendshëm Saimir Tahiri.
TIRANE- Menjëherë pas publikimit të videos ekskluzive të transmetuar në tvA1Report ku qytetari I ndaluar nga patrulla rrugeore tenton të korruptojë këta të fundit duke vendosur para sëbashku me lejen e drejtimit, ka reaguar ministria e Brendshme ku me urdhër të ministrit Saimir Tahiri ka urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet mbi rastin.
Menjëherë pas publikimit të videos ekskluzive në A1 Report të një tentative korrupsioni të një qytetari ndaj policit rrugor, i cili e ndalon për t'i kontrolluar dokumentet e makinës reagon ministri Brendshëm Saimir Tahiri.
Ministri urdhëron Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të nisë hetimet.
VIDEOJAVideoja u regjistrua pasditen e djeshme në zonën e Laprakës.
Një qytetar është ndaluar pasditen e së hënës (30 shtator) nga patrulla e përgjithme e policisë pranë zonës së Laprakës në kryeqytet. Aryseja ka qenë shkelje të rregullave të qarkullimit e për këtë, polici i ka kërkuar drejtuesit të automjetit dokumentat përkatëse. Bashkë me dokumentat i riu fut në dosjen përkatëse edhe një sasi parash.
Polici mban në makinë një dokument. Kamera nuk arrin dot të fokusojë cfarë ndodh në automjet, por shihet qartë që pak minuta më pas, dokumentat i janë rikthyer drejtuesit të automjetit nga policia.
Nuk dihet nëse ato para janë mbajtur nga efekti i policisë apo jo. Në rast se ato para janë mbajtur atëherë shënohet shkelje e ligjit nga ana e punonjësit të policisë, për të cilin efektivi duhet të dënohet. Por edhe nëse polici i ka kthyer paratë, sërish është kryer shkelje pasi, sipas ligjeve shqiptare cdo qytetar që tenton të korruptojë punonjësit publikë duhet të dënohet. Gjë e cila në rastin konkret nuk ka ndodhur.
Sipas nenit 259 të ligjit, kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në tre milionë lekë. Ndërsa në rast se një qytetar kërkon të korruptojë një punonjës policie, atëhere dënohet me gjobë ose 6 muaj burg. Tani i takon ministrisë së brendshme të zbulojë se cfarë ka ndodhur realisht.
(Faksimile e njoftimit te policise)Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20