Videoja që inkriminon Berishën, SPAK ende në kohë për të shpëtuar reputacionin nga rrënimi i pakthyeshëm

Videoja që inkriminon Berishën, SPAK ende në kohë për të shpëtuar reputacionin nga rrënimi i pakthyeshëm

Sali Berisha teksa urdhëron me dorë sulmin ndaj selisë së PD

Sali Berisha është subjekt i SPAK në bazë të nenit 135 të Kushtetutës dhe nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë video, Sali Berisha shihet teksa urdhëron me dorë sulmin ndaj selisë së PD si ata komandantët në mesjetë që jepnin kushtrimin për sulm mbi armikun.

Të njëjtin kushtrim ka dhënë për vrasjet e 21 Janarit, Gërdecin, grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, firmat piramidale, vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Për të gjitha krimet, janë dënuar ushtarët, por jo organizatori/komandanti. Për të shembur dallimet para ligjit shemb drejtësia e kalbur dhe u ngrit drejtësia e re.

Ndaj kjo video tashmë nuk inkriminon më vetëm Sali Berishën. Për çdo minutë që kalon, videoja kompromenton rëndë pozitat e kreut të SPAK, Arben Kraja, gërryen besimin tek SPAK, dhunon parimin e barazisë para ligjit dhe blindon kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Heshtja e SPAK para një prove krimi, vetëm për shkak të cilësive politike të autorit, është një krim i dyfishtë.

Si nuk paska vallë në SPAK një prokuror në lartësinë e detyrës për të cilin e paguajmë gati 5 mln lekë në muaj, një prokuror me b..., në lartësinë e besimit që i kanë dhënë shqiptarët dhe SHBA-BE, një prokuror që ka respekt për veten dhe ligjet, për të thirrur Sali Berishën për urdhërimin e sulmit mbi selinë e PD! SPAK ka ende kohë për ta shpëtuar reputacionin nga rrënimi i pakthyeshëm.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duhet arrestu komandanti i ketij sulmi: 10/01/2022 09:48

    Protestat jane ne pergjithesi paqesore dhe secili vepron nga ndergjegjia e tij. Kur kane komamdant te pranishem ne sulm qe urdheron per sulm apo terheqje, kjo quhet beteje.

    Përgjigju
  • Lolita: 10/01/2022 09:40

    z. gazetar...ai mund te jete duke larguar dhe ndonje mushkonje apo mize me dore ne ato caste...ligji penal kerkon 100% bindje per te denuar dike...nese perpos shenjes do te kishte dhe nje urdher gojor apo me shkrim per te mesyer atehere mund te arrestohet...ne te kundert ndalimi i sherben atij per ta quajtur politik...

    Përgjigju
    • Tata: 10/01/2022 11:20

      Sali Berisha ka lene aq prova,me ze e me figure,sa ska alibi askush te pohoje se veprimet e tij nuk jane terrorizem i mirefillte ku dhunoi nje institucion dhe qe premton te vazhdoje. Ky eshte berishizmi,armiq gjer ne vdekje,ku ska hapesira dialogu siç kerkon demokracia,por fale tij ne jemi me nje ushtri avoketesh te korruptuar qe spo i çfaros asgje. Ketu duhet bari i miut per mendimin tim.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës