Një video e Papa Leone XIV po bën xhiron e rrjetit. Ati i Shenjtë i është bashkuar trendit viral “6-7” me fëmijët në Vatikan, siç tregohet në pamjet e shpërndara në TikTok nga prifti Don Roberto Fiscer.
Fiscer ishte me një grup fëmijësh në sheshin e Shën Pjetrit dhe ndërsa bisedonin, ata thanë “6-7” (six seven) teksa Papa ndaloi pranë tyre.
Papa e përsëriti frazën dhe bëri gjestet me duar që lidhen me këtë trend. Papa duket paksa i konfuzuar, por gjithsesi nuk hezitoi të ndiqte veprimet e fëmijëve.
Ky trend u përhap shumë në rrjetet sociale si një lloj ‘meme’ ose zhargoni, ku fëmijët thoshin fjalët “six seven” dhe lëviznin duart lart e poshtë.
Në thelb, është një shprehje pa kuptim që përdoret sidomos nga adoleshentët dhe fëmijët, shakaja qëndron te fakti se fraza nuk ka asnjë kuptim, pasi gjithçka qëndron te absurditeti dhe përsëritja.








Komente
Komento