Uniformat blu të Policisë së Tiranës kanë arrestuar shtetasin Andrea Memollari 19 vjec pasi ai tentoi të korruptojë policinë. Arrestimi i Memollarit është nga patrulla e policisë pasi ai tentoi ti jepte policisë 500 lekë për ryshfet.

19 vjecari Memollari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe për këtë arsye i është kërkuar nga efektivët e policisë rrugore që të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhërit të tyre. 

Ndërsa vetëm pasi ai është ndaluar nga policia 19 vjecari ka tentuar që të korruptojë policinë duke i ofruar 500 lekë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Medresesë rreth orës 18:30. 

Andrea Memollari I lindur në mars 1996 në Corovodë dhe banues në Tiranë, rezulton sipas të dhënave se ai ka marrë lejen e drejtimit në gusht të 2014, pra ai lejohet të drejtojë mjetin prej 8 muajsh.

Videoja e mëposhtme tregon momentet e arrestimit të Memollarit.

arrestimi