Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është filmuar duke lëvizur me biçikletë në rrugët e New York.
Abazoviç zgjodhi të mos merrte makinë për të shkuar në selinë e OKB, ndërsa po ndiqej nga forcat e sigurisë, anëtarët e ekipit të tij dhe një automjet policie.
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi ndodhet në SHBA në kuadër të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor.
Komento