KOSOVE - Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë zërat që qarkullonin në mediat Kosovare për një koalicion të mundshëm mes AAK-së dhe PDK-së në funksionin e tij si zëvendëskryeministër. Sot Haradinaj bëri të ditur kushtin për pjesëmarrjen në qeveri, “vetëm si kryeministër”.

Por para mësimit të këtij pohimi një qytetar nga Llapi i Kosovës i është afruar liderit të AAK-së, gjatë vizitës që Haradinaj bëri në komunën e Podujevës, dhe i dha një këshillë.

“Ni amanet. Mos e hup veten mu ba me Thaçin”, i tha qytetari ish-kryeministrit Haradinaj.

Ndërkaq, ky veprim nuk mori ndonjë përgjigje të veçantë nga Haradinaj, teksa duke buzëqeshur vazhdoi rrugën e tij.

VIDEO/ AMANETI I QYTETARIT PER HARADINAJ