HONG-KONG - Dhuratën më të bukur në këtë prag festash e kanë marrë qytetarët e Hong Kongut, të cilët janë shpërblyer me një “lumë parash” të derdhura në rrugë, por kjo jo nga babagjyshi por fare rastësisht.

Kjo pasi një furgon i blinduar, i cili po transportonte para, ka humbur rrugës rreth 1.6 milionë euro. E gjithë kjo situatë ka krijuar kaos në rrugën Glouçester ku këmbësorë por edhe shoferë kanë ndaluar dhe u janë sulur kartëmonedhave duke bllokuar rrugën dhe krijuar trafik.

Policia ndërhyri duke bërë të mundur rikuperimin e një pjese të rëndësishme të shumës prej 1.6 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër përfundoi në xhepat e kalimtarëve, të cilët morën kështu dhuratën më të mirë për këto festa. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)