TIRANE - Ndonëse seanca plenare e kësaj të enjteje u përfshi nga debate të ashpra, ish-kryeministri Sali Berisha nuk harroi të kujdesej për imazhin e tij para kamerave. Siç duket dhe nga kjo video e filmuar nga operatorët e A1 Report, zoti Sali Berisha teksa dilte nga salla e seancave plenare ka nxjerrë nga xhepi i xhaketës krehrin dhe ka nisur të krihet në publik. Më pas me qetësi i është afruar kamerave dhe ka nisur të komentojë atë çka ndodhi në aolën e Kuvendit. 

Prej vitesh një tipar i veçantë i Berishës ka qenë dëshira e tij për të dalë në media por qëkur u larguar nga posti i liderit të Partisë Demokratik duket sikur kjo dëshirë është shtuar dhe më shumë. Madje gazetarët ndonëse janë gjithmonë të interesuar në opinionin e tij së fundmi siç dhe dëgjohet në video pa u shqetësuar presin që ish-kryeministri të afrohet vet para kamerave.
 
berisha krihet
berisha krihet
berisha krihet

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)