BRITANI - Një patrullë policie është përplasur me një supermakinë në perëndim të Londrës. Makina e policisë do të kthehej në një kthesë kur ka përplasur makinën Ferrari, të cilës i ka shkaktuar një dëm prej 2500 paund.

Video e filmuar nga një kalimtar tregon makinën tip BMW të policisë e cila ka përplasur Ferrarin me vlerë 250 mijë paund në pjesën e pasme.

Komentet në Youtube përsa i përket aksidentit kanë qenë të shumta. Njëri prej komentuesve shkruante: "Godisni shpejtësinë tuaj, jo një Ferrari".

Kurse personi që kishte filmuar aksidentin u shpreh se kjo ishte hera e parë që filmonte policinë të përfshihej në një aksident. "Kam filmuar supermakina për shumë vite përreth Evropës, por kjo është hera e parë që unë kam parë një aksident si ky ku përfshihet policia. Është për të ardhur keq".

Policia e Metropolitanit se kishte ndodhur një aksident, por tha se nuk ishte bërë asnjë arrestim.

policia perplaset me ferrari


(v.gj/shqiptarja.com)