Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë cilësuar si qesharak dhe jo demokratik formatin e takimit të sotëm të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
 
Duke iu drejtuar në anglishte dy bashkëdrejtuesve të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macoveit dhe Taulant Ballës, Aldo Bumçi kërkoi që përfaqësuesve të PD t’u lihej koha për të dhënë qëndrimin e tyre.
 
Ka qenë pikërisht Bumçi i cili e ka cilësuar si qesharak dhe jo demokratik këtë format.
 
Por ajo që është e çuditshme është se debati i fokusuar mes Bumçit dhe Ballës është se debati ka qenë gjatë gjithë kohës në anglisht.
 
Kjo ndoshta për të respektuar  ndërkombëtarëve ose për t'u treguar atyre nivelin e debatit
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)