Videolajm/ Burri vret gruan me 12 
plumba, e 'kap' kamera e sigurisë

Videolajm/ Burri vret gruan me 12 <br />plumba, e 'kap' kamera e sigurisë
Momenti i tmerrshëm kur një person me profesion polic, vrau bashkëshorten e tij me 12 plumba, është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në rrugë dhe është publikuar online. 

46-vjeçari e sulmoi gruan e tij, Veridiana Rodrigues Carneiro, 36-vjeç, në Uberlandia në jug-lindje të Brazilit më 20 tetor. Dëshmitarët thanë se dyshja po debatonte derisa burri hodhi një breshëri plumbash drejt saj rreth orës 10:50 të paradites. 

Viktima shfaqet duke iu larguar me vrap agresorit që siç duket e ka humbur arsyen dhe e ka hedhur në tokë me një plumb pas shpine. Ajo dallohet qartë e shtrirë në rrugë, pranë një makine të parkuar, derisa bashkëshorti i saj i jep goditjet përfundimtare me 11 plumba të njëpasnjëshëm. 

Në fund të klipit autori i ngjarjes largohet dhe siç është raportuar, u mbyll në shtëpi, ndërsa forcat e armatosura i rrethuan banesën. Pas disa orëve negociatash, burri u dorëzua dhe u dërgua në një spital psikiatrik, ku po trajtohet momentalisht nën mbikqyrjen e policisë. 

Oficerët nuk e dinë ende cila ishte arsyeja e debatit.
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari