Videolajm/Dita e Muzikës, banda
performon në zonën e “ish-Bllokut”

Videolajm/Dita e Muzikës, banda<br />performon në zonën e “ish-Bllokut”
TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të Muzikës në rrugët e kryeqytetit është krijuar një atmosferë “ndryshe”. Një bandë muzikore ka performuar gjatë ditës së sotme në rrugët e “ish-Bllokut”. Ndërsa banda muzikore performonte nuk kanë munguar edhe sytë kureshtarë të kryeqytetasve që i ndiqnin me vëmendje.
 
Kështu, Festa e Muzikës, e njohur gjithashtu edhe si Dita Ndërkombëtare e Muzikës, është festuar sot edhe në Shqipëri.
 
Në kuadër të kësaj dite, skena të vogla u vendosen në zonën e “ish-Bllokut” dhe në Liceun Artistik “Jordan Misja”, duke nisur që nga ora 11:00 e paradites, për të vazhduar më tej deri në orën 21:00 të mbrëmjes.
 
Qëllimi është që Festa e Muzikës të institucionalizohet edhe në Shqipëri, duke krijuar një traditë të përhershme dhe një hapësirë të lirë për çdo muzikant, qoftë profesionist apo amator.
 
Pak histori për Festën e Muzikës
Festa e Muzikës është krijuar nga Jack Lang, ish-Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor.
 
Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, festa e Muzikës është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende, përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fixhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japoni, etj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike