DURRËS - Një person ka tentuar të vetëhidhet nga kati i 4-ët i pallatit ku ai banonte në qytetin e Durrësit. 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 5, përballë shkollës 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.

Sipas policisë së Durrësit, 60-vjeçari Sheme Doraj, punonjës në sistemin e hidrokarbureve në Porto Romano ka kërcënuar në gjendje të dehur se do të vetëhidhet nga kati i 4-ët i pallatit. 

Policia dhe forcat e zjarrëfikëses janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur që brenda disa minutash të neutralizojnë 60 vjeçarin, i cili mësohet se kishte tentuar të vetëvritet pas disa problemeve familjare. 

60-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.


60 vjeceri tenton te hidhet
(Foto: 60-vjeçari që tentoi të hidhej)

Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)