Festë e çmendur ka qenë ajo e mbrëmjes së kaluar në Tiranë pas fitores historike të kombëtares shqiptare në Leskovc kundër Serbisë.

Rrugët kryesore të kryeqytetit u bllokuan tërësisht për disa orë. Të rinjtë gjithashtu bllokuan dhe transportin publik ndërsa hipën sipër autobusëve duke brohoritur e kërcyer.

Kjo është një fitore historike për Shqipërinë. Ishte Rey Manaj më golin e tij, i cili bëri që Serbia të ‘gjunjëzohej’ në shtëpinë e tyre.