FIER - Reshjet e dendura dhe era e fortë gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin Fier ka bërë që një pishë shekullore të rrëzohet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në qendër të qytetit në bulevardin kryesor ‘Jakov Xoxa’.
Pema ka rënë mbi një makinë e cila ishte e parkuar në krahun tjetër të rrugës .Ajo ka rënë mbi të duke shkaktuar dëmtime në strukturë si dhe i ka thyer xhamat. Pronari i makinës në momentin që pisha ka rënë mbi mjetin e tij ishte duke furnizuar një dyqan me bukë.
Ndërkohë një segment i rrugës ku ka rënë pisha është bllokuar ndërkaq punonjësit e shërbimit komunal ndërhynë për të zhbllokuar rrugën duke prerë pemën pjesë-pjesë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO