Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të Antonella-s, një shitëseje nga Torre del Greco, e cila i ngjan shumë kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni

Në videon viralle të postuar në Tik Tok, shihen një çift klientësh duke bërë shaka dhe duke thënë:

"Djalosh, çfarë ka bërë Meloni, a ka ndryshuar profesion? Ka ardhur në punë me ju? Tani ka filluar të bëjë paketa Krishtlindjesh?". 

Ata më pas filluan duke qeshur dhe duke shtuar: "Por ka çmime të shkëlqyera".