Një ngjare e papranueshme ka ndodhur në futbollin grek ku një lojtar i dëmtuar nxirret nga fusha në mënyrë çnjerëzore.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet AEL Larissa dhe Ergotelis. Stafi i stadiumit largojnë me forcë lojtarin nga fusha derisa të vijë mjeku.

Barela me të cilën lojtarët e dëmtuar dalin jashtë fushës së lojës ka qenë e shkatërruar dhe futbollisti i dëmtuar lëndohet edhe më keq pasi stafi e rrëzon disa herë.

Këto pamje kanë bërë xhiron e botës pasi nuk është parë kurrë më parë që një lojtar profesionist të trajtohet në këtë mënyrë.