Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski edhe me pushime mban një duzinë me truproja. Ndërsa është duke bërë pushimet me familjen në Turqi, ai është filmuar me rreth 15 truproja që e shoqërojnë.

Kjo gjë ka irrituar banorët në Çarshinë e Bodrumit. Sipas mediave maqedonase , Gruevski po vijon pushimet në Turqi i ftuar nga presidenti i sapozgjedhur turk, Erdogan.