TIRANE - Pasditen e sotme në qiellin e Tiranës u pa të fluturonte fare ulët një aeroplan i cili ngjalli kureshtjen e qyterarëve.

Burime për televizionin A1 Report, bënë të ditur se aeroplani në fjalë, tip “ATR 42” ishte i Guardia di Finanzias, si pjesë e aksionit antikanabis në këto 4 muajt e fundit.

Të njëjtat burime saktësojnë se aeroplani fluturoi për disa minuta përreth qiellit të kryeqytetit, për shkak të trafikut të rënduar ajror. Pas disa minutave, ai është larguar drejt Italisë, pas 4 muajsh si pjesë e operacioneve antikanabis në vendin tonë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)