BEOGRAD - Ashtu siç është protokolli zyrtar, për këndimin e himnit të të dy ekipeve në një ndeshje futbolli ndërkombëtare, fishkëllima dhe zhurma të shumta kanë shoqëruar himnin tonë kombëtar.

Pas himnit vendas, në momentin e këndimit të himnit tonë, 30 mijë tifozë serbë të pranishëm në stadiumin e Beogradit, e kanë shoqëruar me brohorima ofenduese dhe fishkëllima.

Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar të 11 lojtarët e ekipit tonë të ndalojnë së kënduari me krenari e nder himnin tonë, pavarësisht ofendimeve dhe fishkëllimave.