Policia italiane ka publikuar pamjet filmike nga kamerat e fshehura të vëzhgimit duke shfaqur për herë të parë betimin e mafiozëve për besnikëri. Video është xhiruar në një pronë afër Brianza në Italinë Veriore dhe besohet se shfaq anëtarë të disa bandave kriminale.
 
Betimi sipas tyre formon një ‘shoqëri të shenjtë’ me disa anëtarë. Bosi i mafias që drejton ceremoninë i drejtohet një të riu 17-vjeçar i cili do të jetë pjesë e organizatës mafioze, duke i thënë të përsëritë fjalët e tij: “Unë betohem se do të heq dorë nga gjithçka për gjeneratën e shtatë dhe shoqërinë kriminale, e njohur për mua si shoqëri e shenjtë.
 
Nën dritën e yjeve dhe shkëlqimin e hënës unë formoj zinxhirin e shenjtë, nën emrin e Garibaldit, Mazzimi dhe Lamarmora”. Në regjistrimin e veçantë, anëtarët e rinj informohen paraprakisht se do të vdesin në rast se devijojnë nga kodi moral i bandës.
 
“Sot, nga ky moment, unë nuk ju gjykoj, ju gjykoni vetë. Ju duhet të dini çfarë rruge të ndiqni nëse bëni një gabim. Ka dy alternativa nëse ju bëni një gjë të tilld. Ose ju helmoni veten, ose vetëvriteni. Në dhomën tuaj duhet të mbani gjithmonë një plumb.
 
Nëse ata ju pyesin bir i kujt jeni, ju duhet të thoni: Babai im është dielli dhe nëna ime është hëna”. Rajoni jugor i Kalabrisë ëshë shtëpia e Ndrageta, një nga organizatat më të rrezikshme që ka përhapur krimin në të gjithë botën.
 
Deri më tani janë kryer 38 arrestime që besohet se u përkasin 3 klaneve me bazë në Milano, të lidhur me Ndragetën kalabreze, një grup i përbërë nga qindra banda më të frikshme se mafia siciliane. Arrestimet nën akuzat për lidhje kriminale, shitje armësh dhe grabitje pasuan një hetim rreth 2 vjeçar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)