TIRANE - Në videon e filmuar nga A1Report tregohen dëmet e shkaktuara nga tritoli në banesën e shefit të krimeve të rënda të Korcës, Alfred Numani.
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë për A1Report se sulmi i dytë me tritol ka ndodhur rreth orës 03:30 në banesën e ish-shefit të komisariatit numër 3 në Tiranë, Alfred Numani.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur në shesh pushimin e katit të pestë të një pallati të vjetër në rrugën “Arben Minga”.
Nga shpërthimi i tritolit është rrëzuar i gjithë muri rrethues i katit, po ashtu është shembur edhe dera e shtëpisë së Numanit, aktualisht shef i Krimeve të Rënda në Korçë.
Redaksia Online
(f.i/a.ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO