Report Tv ka videon ekskluzive të pamjeve në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena” në të cilën humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë në qytetin e Elbasanit.

Në këto imazhe jepen qartë xhamat e thyer nga plumbat, tavolinat dhe karriget në të cilat kanë qenë të ulur viktimat dhe të plagosurit, gjurmët e gjakut, ekspertët e policisë të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes sapo ajo është raportuar.
 
Report Tv ishte televizioni i parë që transmetoi pamjet e vendit ku ndodhi ngjarja duke pasqyruar të gjitha detajet e kësaj masakre me armë zjarri ku u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga të cilat mbetën të vdekur 3 persona e u plagosën 8 të tjerë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)