Videolajm/ Ja fytyra e atentatorit
me tritol ndaj familjes së Tahirit

TIRANE - Atentatet me tritol mëngjesin e së martës në Tiranë ku në qendër të tyre ishte familja e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kanë tronditur opinionin publik, ndërsa policia vijon të jetë e angazhuar për zbulimin e identitetit të autorit si dhe vënien e tij në pranga. Pavarësisht se në pamjet e kamerave të sigurisë në aktin terrorist në farmacinë e të atit të Ministrit, shihet atentatori me biçikletë dhe i veshur me të zeza duke vendosur eksploziv sërish mbetet i vështirë identifikimi i tij.
 
Televizioni A1 Report, sjell pamjet e atentatorit, nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara ditën e djeshme, dhe që janë regjistruar nga një biznes pranë farmacisë.
 
Në foto shihet pjesërisht fytyra e atentatorit, i cili siç duket fytyrën e ka të zbuluar ndërsa mban të veshur një kapuç. Në të dallohet fizionomia e atentatorit. Nga ana tjetër, sipas burimeve nga Prokuroria, atentatori mësohet të jetë rreth moshës 35-40 vjeç.
 
Policia e Shtetit ndër të tjera, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e autorit, duke telefonuar në sallën operative në numrin 129.

atentatori

shperthimi farmaci

Urdhri i Didit: Policia ne gatishmeri
Po ashtu A1report ka mundur të mësojë se pas ngjarjeve të 48 orëve të fundit me shpërthime eksplozivi e parandalim atentatesh, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit policia është në gatishmëri maksimale në bashkëpunim me njësitë e Antiterrorist dhe strukturat e SHISH në terren.
 
Dje Kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi theksoi se atentati në farmacinë e Bashkim Tahirit, dhe ai i mbetur në tentativë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në vendin ku parkonte automjetin babai i Tahirit, janë nga e njëjta dorë. Kjo pasi në kartën SIM të sekuestruar në lëndën eksplozive të pashpërthyer në rrugën “Muhamet Gjollesha” është verifikuar se është telefonuar nga i njëjti numër si ai i shpërthimit tek farmacia.
 
Këto fakte përforcojnë edhe më tepër pistën e hetimit, se të dyja atentatet janë kryer nga i njëjti person, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar identitetin e atentatorit. 

Sipas Policisë së Tiranës deri në këto momente numri i personave të shoqëruar mbetet i lartë, ndërsa disa prej personave të ndaluar pas ngjarjes ku shpërtheu tritoli në farmacinë e Bashkimit Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm dhe shpërthimit në banesën e oficerit të policisë Alfred Numani janë lënë të lirë pas deklarimeve që kanë dhënë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët