DURRES - Autoritetet shqiptare vazhdojnë përgatitjet për shndërrimin e Bulvardit “Dëshmorët e Kombit” për vizitën e Papa Franceskut. Ditën e sotme në Bulevard janë instaluar edhe ekrane gjigande që do t’u bëjnë të mundur gjithë të pranishmëve të ndjekin meshën e orës 11:00. Gjithashtu sot ka mbërritur edhe automjeti që Papa do të lëvizë në Bulevard, ku siç ishte njoftuar nuk do të jetë i blinduar.
Papa Francesku do të lëvizë në sheshin “Nënë Tereza”me një makinë të bardhë dhe të hapur për të përshëndetur kështu qytetarët shqiptarë dhe besimtarët katolikë që do zgjedhin të ndjekin Meshën e Shenjtë më 21 Shtator. Makina e njohur nga të gjithë është një Mercendes Benz ngjyrë e bardhë, dhe njihet nga të gjithë si makinë e Atit të Shenjtë, pasi është e hapur dhe i jep mundësi Papa Franceskut që të takojë edhe gjithë besimtarët që has në rrugë.
Makina e Atit të Shenjtë mbërriti rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të Premteje në portin e Durrësit. Automjeti u transportua me tragetin “Claudia” të kompanisë Adria, në linjën Bari-Durrës. Nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, të përforcuar me forcat e Policisë Kufitare si dhe me ato të sigurisë Portuale, makina u transportua më tej në ambientet e Presidencës në kryeqytet ku edhe do mbahet nën vëzhgim, deri ditën e diel që do të përdoret nga Ati i Shenjtë.
Do të jetë pikërisht kjo makinë me të cilën Papa Francesku do të përshkojë sheshin “Nënë Tereza”, për të mbajtur Meshën e Shenjtë në orën 11:00 të së Dielës. Ky shesh i është nënshtruar rikonstruksionit për të mirëpritur këtë event të madh.
Ndërkohe nga tragetet që mbërritën në portin e Durrësit, zbarkuan edhe një numër i madh gazetarësh të huaj të shoqëruar nga automjetet e studiove të lëvizshme televizive.
/Shqiptarja.com

FOTO