Nëse kani zemër të fortë, mund ta shikoni këtë video, në të kundërt nuk këshillohet.  Një zjarr në një autobus me 80 udhëtarë në Kinë,  plagosi 32 prej tyre, ndërsa 15 janë në gjendje kritike.

Video e publikuar nga  CCTV  tregon momentin kur një person pranë derës së pasme të autobusit hedh një lëndë djegëse e më pas nxjerr një çakmak dhe ndez zjarrin. Flakët përhapen në gjithë autobusin, e ndërsa udhëtarët i kap paniku.

Policia është ende duke punuar për të identifikuar të dyshuarin, i cili dhe ai ka pësuar djegie të shumta.  Sipas policisë  ngjarja nuk është e lidhur me terrorizmin.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)