VIDEOLAJM/Ja si është të jetosh
me sindromën “Down”

VIDEOLAJM/Ja si është të jetosh<br />me sindromën “Down”
Të sjellësh në jetë një fëmijë të prekur nga sindroma “Down” nuk është diçka e lehtë, por padyshim që janë të gjitha mundësitë që ky fëmijë të jetojë si gjithë fëmijët e tjerë. Këtë mesazh ia përcjellin një gruaje që pret të sjellë në jetë një fëmijë të prekur nga ky sindromë, 15 fëmijë me sindromën “Down”. Gruaja që pret të bëhet nënë ka dërguar një mesazh qendrës së fëmijëve të prekur nga ky sindromë, duke ngritur shqetësimin se “si do të jetojë fëmija im”, por përgjigjja që ka marrë ka qenë një videomesazh shumë interesant.
 
Në mesazhin e dërguar në 9 shkurt, gruaja shkruan: “Unë pres një fëmijë. Por mjekët kanë diagnostikuar se ai ka sindromën “Down”. Jam e frikësuar. Çfarë jetë do të ketë fëmija im?”.
 
15 fëmijët e prekur nga sindroma “down” dhanë këtë mesazh:
 
“E dashur nënë mos ki frikë. Fëmija yt do të jetë në gjendje të bëjë shumë gjëra. Ai do të jetë në gjendje të të përqafojë. Po kështu do të vrapojë drejt teje. Do të mund të flasë dhe të të tregojë se sa shumë të do. Po kështu, do të shkojë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë. Ai do të mësojë të shkruajë. Dhe po kështu do të të shkruajë edhe ty. Nëse një ditë do të ndodhet larg, sepse padyshim do të jetë në gjendje të udhëtojë, do të shkruajë dhe ty. Ai do të ndihmojë babain e tij të rregullojë biçikletën. Do të jetë në gjendje të punojë dhe të fitojë para. Dhe me ato para do të mund të ftojë ty për të darkuar bashkë. Ose do të mund të marrë me qira një apartament për të jetuar më vete.
 
Disa herë do të ketë vështirësi. Shumë vështirësi. Por a nuk ndodh kështu me të gjitha nënat? E dashur, ti që pret të bëhesh nënë, fëmija yt mund të jetë i lumtur. Ashtu siç jam unë. Ashtu do jesh dhe ti. Apo jo mami?”
 
Mesazhi se “Njerëzit me sindromën Down mund të jetojnë një jetë të lumtur. Së bashku mund ta bëjmë të mundur këtë”, synon të ndërgjegjësojë të gjithë qytetarët kudo në botë lidhur me këtë sindromë. Ndërkaq, më 21 mars, në Ditën Botërore të Sindromës Down do të përcillen edhe mesazhe të tjera sensibilizimi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri