SELANIK - Një ditë pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 5 persona dhe 32 të tjerë u plagosën, autoritetet helene kanë ndërtuar skemën e përplasjes fatale të kamionit me rreth 35 automjete.
 
Në videon e publikuar, shihet qartë ajo çfarë ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 10:30 në autostradën Selanik-Veria e njohur me emrin “Egnatia”, ku një varg makinash po ecnin me shpejtësi minimale, për shkak të punimeve që po ndërtoheshin, nga Korporata Energjitike Greke.
 
aksidenti greqi

Kamioni me targa bullgare dhe që drejtohej nga një 39 vjeçar rumun, ka ardhur nga mbrapa me shpejtësi të lartë, duke mos qenë në dijeni të ndërtimeve që po bëheshin në këtë aks. I ndodhur në këtë mes, drejtuesi nuk ka arritur të frenojë dot, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.
 
aksident greqi

Sipas policisë helene, ndër të tjera kamioni ka pasur edhe një ngarkesë me rreth 9 ton, çka ka vështirësuar edhe më tepër frenimin nga ana e drejtuesit. Autoritetet kanë vënë në pranga 39 vjeçarin rumun si dhe menaxherin e kompanisë, si fajtorë për ngjarjen tragjike, ku humbën jetën 5 persona, mes të cilëve dy gra dhe tre burra.
 
aksident greqi

Në rrënoja u gjetën katër të vdekur,  dy gra të moshës 53 vjeç, një burrë 42 vjeçar dhe një burrë tjetër, mosha e të cilit ende nuk dihet. Ndërsa pasdite vonë, pavarësisht ndëhyrjes kirurgjikale, një tjetër person, nuk ka arritur t’u shpëtojë plagëve të marra.
 
aksidenti greqi

Dëshmitarët, si pasjoë e përfshirjes nga flakët të automjeteve të shumta, kanë treguar se një prej viktimave, është djegur e gjallë në automjet. Të plagosurit e tjerë ndodhen në spital, ku mes tyre dy fëmijë përkatësisht 6 muajsh dhe 1.5 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
aksidenti greqi

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, dhe autoambulanca, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë për të plagosurit.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)