Veprime të dhunshme ku një mësuese rreh nxënësin e fillores në shkollën “Prek Gjoni” në Bajzë në Malësinë e Madhe janë publikuar në faqen e Facebook të “Jeta osh qef”, ndërsa pas këtyre filmimeve të kontaktuar nga A1Report Policia e Shtetit thotë se ka nisur menjëherë hetimet si dhe do t’i referojë rastin Ministrisë së Arsimit për marrjen e masave administrative ndaj mësuese.
Video në Facebook/ Mësuesja rreh nxënësin e fillores
Skenat e filmit “Lulëkuqe përmbi mure” tashmë kanë nisur që të luhen edhe në jetën e përditshme. Një video e publikuar në Facebook nga faqja “Jeta osh qef” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi shfaqet një rast i mirëfilltë dhune në ambientet e shkollës.
Një nxënës i fillores dhunohet nga mësuesja e tij në klasë disa herë radhazi dhe kjo duket qartë teksa mësuesja e godet atë vazhdimisht në kokë dhe në fytyrë.
A1 Report është interesuar për shkollën se ku ka ndodhur rasti i dhunës dhe bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Prek Gjoni” në Bajzë në Malësinë e Madhe. Po ashtu është mësuar edhe identiteti i mësues. Megjithatë, drejtoria e Arsimit SHkdoër ka hedhur dyshime se video mund të jetë e montuar dhe do të jenë hetimet që do të zbulojnë vërtetësinë e saj.
Ende nuk dihen motivet e kësaj dhune apo arsye pse mësuesja qëllon nxënësin teksa një veprim të tillë e ka të ndaluar. Në video nuk përcaktohet koha se kur është xhiruar kjo shfaqje e dhunës nga mësuesja ndaj nxënësit, por kuptohet qartë që i përket një periudhe të dimrit pasi në pamje si mësuesja dhe nxënësit janë të veshur me xhupa.
Policia e Shtetit nis hetimin
Të kontaktuar nga A1Report Policia e Shtetit thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen paçka se nuk ka pasur një denoncim nga nxënësi apo prindërit, por hetimi kryesisht i ngjarjes do të zbardhë dhe përgjegjësit e ushtrimit të dhunës ndaj një të mituri.
Po ashtu bëri me dije zyra e shtypit pranë Policisë, pas zbardhjes së hetimeve, rasti në fjalë do t’i referohet Ministrisë së Arsimit për masat administrative.
Ndërkohë që komentues të shumtë kanë reaguar në lidhje me këtë video duke dënuar veprimin e mësueses dhe duke kërkuar që ky rast të denoncohet dhe për të të merren masa.
Drejtoresha e Arsimit Shkoder: Nuk ka ndodhur ne shkollen e Koplikut, dyshohet se eshte video e montuar
Sakaq lidhur me këtë video ka reaguar edhe Drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Afërdita Haka, e cila e kontaktuar me telefon, tha për A1Report se dhuna ndaj nxënësit nuk ka ndodhur në asnjë nga shkollat e qytetit të Koplikut. Ai tha se po kryhen hetime për të zbuluar se ku ka ndodhur ky incident
Haka tha se po inspektojnë shkollat 9-vjeçare te fshatrave të Koplikut, por tha se ka dyshime që video të jetë e montuar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Post by JETA OSH QEF.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
VIDEO