VIDEOLAJM/ “Mirdita Albania”
Italiani që i këndon Shqipërisë

VIDEOLAJM/ “Mirdita Albania”<br />Italiani që i këndon Shqipërisë
TIRANE - Një kantautor italian i këndon Shqipërisë. Antonio Francesco Parisi ka realizuar dhe publikuar këngën me videoklip “Mirdita Albania”, e cila vjen si një dedikim për Shqipërinë.

Kantautori italian është frymëzuar për këtë këngë nga qëndrimi i tij në Shqipëri, e pikërisht në fshatin “Babicë e Madhe” të Vlorës. Për shkak të eksperiencave të tij të shumta në vende të ndryshme, ai është gjendur edhe në Shqipëri, ku është frymëzuar nga kushtet e vendit për të shkruar këngën.

Ai është shprehur se e drejta për dinjitet e një populli nuk njeh ngjyra. Për të shtypja e popullit shqiptar është mjaft e trishtë.

“Mirdita Albania” e kam shkruar pasi kam vizituar burgjet në atë vend, qelitë 2x2 në të cilat qëndronin më shumë se 10 njerëz si dhe pasi kam lexuar ëndrrat e fëmijëve, të cilat mbanin në duar kitara të ngjitura me vinovil. Në qoftë se shpresa do të ishte një rreth atëherë ata do të qëndronin në mes të tij”, -është shprehur kantautori Antonio Francesco Parisi.

31-vjeçari nga Apricena ka kryer studime piano dhe për kitare. Gjithashtu Parisi i është afruar edhe botës së shkrimeve dhe spektaklit. Ai ka publikuar edhe romancën me titull “L’amore sull’ odio”.


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime