Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me itensitet te larte, te cilat kane krijuar problematika në orët e para të mëngjesit të sotëm.
 
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Milot – Qafë Kashar pranë nënkalimit në Fushë Mamurras është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla.

Niveli i uji arrin në 40 cm për shkak të bllokimit nga mbetjet të zgarave të kullimit. Ndërkohë pritet ndërhyrja nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit  për pastrimin e mbetjeve.