ITALI- Ndërsa mëngjesin e sotëm të gjitha mediat folën për rikthimin katastrofik të përmbytjeve në Genova të Italisë, një video amatore tregon qartazi çfarë ndodhi natën e 9 Tetorit.
Tre vjet pas përmbytjes së vitit 2011, Genova është përshkuar sërish nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë kryesisht zonat rreth Bisagno dhe Rio Fereggiano, ndërohë që situata paraqitet ende kritike. Gjithashtu u raportua se për pasojë e përmbytjes shokuese humbi jetën dhe një 57-vjeçar.
Videoja në fjalë, e xhiruar nga një kamer amatore, dëshmon situatën alarmante në qytet. Imazhet tregojnë se si uji vërshon furishëm në rrugën "Torino" duke marrë përpara automjetet. Këta të fundit duken të pafuqishëm për t’i bërë ballë rrymës së ujit që ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në qytet.

(Në foto: Rruga Torino gjatë një dite të zkonshme)
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO