VIDEOLAJM/ Meloni bëhet Barbie dhe Salvini-Ken, politikanët italianë përfundojnë në botën e Barbie me një parodi

Politikanët italianë kanë ‘përfunduar’ në botën e Barbie. Nëpërmjet përdorimit të Inteligjencës Artificiale, konteksti politik italian e gjen veten në një univers paralel që të kujton imagjinatën e Barbie.

Video përmban figura të ndryshme të politikës si për shembull Matteo Salvini, i shndërruar në një version e Ken dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni shfaqet nën figurën e Barbie. Ndërkohë, Elly Schlein ose Maurizio Gasparri, në rolin e CEO të Mattel. Në video shfaqen edhe politikanë të tjerë si Daniela Santanché, Ignazio La Russa, Matteo Renzi dhe Giuseppe Conte.

Traileri parodik, i frymëzuar nga filmi Barbie i publikuar në kinema në korrik, zhvillohet në një periudhë të shkurtër kohore, që përshkruan personalitete politike italiane brenda universit imagjinar të Barbieland. Videoja ngjalli reagime nga më të ndryshmet ku shumë e quajtën “kryevepër”.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta