Drejtoria e Burgjeve ka publikuar pamjet e momentit kur kamerat e sigurisë kanë filmuar dronin teksa po hidhte brenda burgut të Peqinit drogë, telefon dhe fisha karikimi.
Ka qenë ora 20:37 e mbrëmjes së 12 shtatorit, kur shërbimet e sigurisë në burgun e Peqinit, konstatuan dronin në rreth150 metra lartësi, i cili për 1 minutë, hodhi 2 pako brenda ambienteve të burgut.
Forcat e sigurisë së burgjeve ushtruan kontrolle të hollësishme dhe zbuluan se në pako, brenda 2 kutive kartoni qumështi, 'ajka', kishte 2 celularë, 8 fisha karikimi, 380 gr kanabis dhe 33 doza kokainë, rreth 60 gram në total.
Një nga pakot e qumështit brenda ishin vendosur dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave.
Ndërsa në pakon tjetër u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.
Pas ngjarjes, drejtoria e Burgjeve thotë se shtoi forcat e specializuara për monitorimin e hapësirave brenda e jashtë burgut, ndërsa policia nisi një hetim për të zbuluar të dënuarit apo të paraburgosurit e përfshirë në këtë ngjarje.
Lajmi kryesor:
Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën dy pako me 380 gramë hashash, rreth 58 gramë kokainë, 2 celularë dhe 8 fisha karikimi! Rriten masat e sigurisë
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
25.2%
-
Të gabuar
70%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën dy pako me 380 gramë hashash, rreth 58 gramë kokainë, 2 celularë dhe 8 fisha karikimi! Rriten masat e sigurisë
13 Shtator, 12:20
-
Drogë, telefon dhe fisha karikimi me dron në burgun e Peqinit! Kamerat i identifikuan, gjejnë doza kokaine e hashash tek kalcetoja
13 Shtator, 01:00
-
Nesër ‘retreat’-i i deputetëve të PS në Elbasan! Zbardhet axhenda, nga 'Antikorrupsioni', 'Dezinformimi' e deri tek 'trajnimi' për komunikimin publik
12 Shtator, 12:17
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 55-vjeçari
12 Shtator, 09:59
-
U kap me 586 doza kokaine, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali
11 Shtator, 21:42
-
Grupi kriminal tentoi të fuste sende të paligjshme me dron në burgun e Burrelit, shoqërohet 36 vjeçari (EMRI)
10 Shtator, 12:02
-
Zgjedhjet 2025/ Socialistët mblidhen sërish të premten, për herë të parë ‘retreat’ për grupin parlamentar! Në takim edhe Rama
10 Shtator, 10:24
-
Mazniku uron vitin e ri shkollor në mjediset e rikonstruktuara të Shkollës Artistike 'Onufri' në Elbasan
9 Shtator, 14:15
-
Elbasan/ U arratis pasi përplasi çiftin në rrugë, arrestohet 62-vjeçari! I sekuestrohet ‘Benz’-i, nën hetim edhe drejtuesi 45-vjeçar i motorit
9 Shtator, 13:57
-
Kapet një dron që po filmonte burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve: I ngritur nga një grup kriminal për të futur sende të ndaluara
8 Shtator, 18:43
-
Elbasan, viti i ri shkollor nis të hënën me 500 nxënës më pak se vitin e kaluar! Shkak emigrimi dhe rënie e lindshmërisë
8 Shtator, 15:02
-
Zjarr në Qafë Krrabë të Elbasanit! Digjet një sipërfaqe me shkurre (VIDEO)
7 Shtator, 19:59