Si pasojë e një bombardimi rus në një shesh qendror të qytetit të Chernihivit në Ukrainë, kanë humbur jetën 7 persona mes të cilëve ishte një vogëlushe 6-vjeçare dhe 129 të plagosur.
Njerëzit kanë qenë duke shkuar në kishë për të celebruar një festë fetare kur sulmi ka ndodhur sipas ministrit.
Gjithashtu edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka pohuar se ushtria ruse ka goditur sheshin qendror të qytetit të Chernihiv, përfshirë një teatër.
“Një raketë ruse ka goditur qendrën e qytetit, të Chernihiv-it tonë. Një shesh, universiteti politeknik dhe teatri. Një e shtunë e zakontë, që Rusia e transformoi në një ditë dhimbje dhe humbjeje”, shkroi Zelensky në Telegram.