Tiranë ndodh shpesh që këmbësorë të përplasen nga makinat në vijat e bardha dhe shumë të tjerë rrezikojnë jetën teksa kalojnë për shkak të shoferëve që shkelin në mënyrë të tmerrshme rregullat.

Në videon e mësipërme shikoni se si një grua vetëm fati e shpëton nga përplasja nga një Benz luksoz. Drejtuesi i tij ka qenë me shpejtësi dhe vetëm centimetrat e kanë shpëtuar. Por drejtuesi i mjetit është pikasur dhe filmuar nga policia rrugore, e cila ishte në operacion, dhe fatmirësisht ka marrë gjobën e majme prej 45 mijë lekësh.

Mesazhi i policisë
Prej kohesh policia rrugore e Tiranes, ka shtuar kontrollet parandaluese duke aplikuar te gjitha format e patrullimit/monitorimit me qellimin e vetem parandalimin e aksidenteve rrugore qe shkaktojne jo vetem pasoja te renda per jeten dhe shendetin e personave qe perfshihen ne to, por edhe pasigurite dhe shqetesimet per kedo qe i shikon keto pamje shqetesuese.

Ashtu sikunder shum njerez me te drejte adresojne shqetesime qe lidhen me sigurine e jetes ne rruge, disa te tjere nxitojne te “marrin jete njerezish” ne vendkalimin e tyre, duke manifestuar pa pergjegjshmeri ligjore ne raport me normat e sjelljes ne rruge.

Pamjet jane shum shqetesuese, duke i kerkuar ndjese kembesores, shpresojme qe drejtuesit e mjeteve por jo vetem, te arrijne te reflektojne ne kohe per rendesine qe ka sjellja sipas normave per te gjitha kategorite e perdoruesve te rruges, jo vetem atehere kur behen subjekt i sanksioneve ligjore per shkelje qe mund te rrezikojne por edhe shkaktojne pasoja fatale per jeten dhe shendetin e perdoruesve te rruges.

1654808409_A.jpg