Duke parë orët e vjetra të murit, të viteve të shkuar, të cilat kur një zog do të lajmëronte orën ekzakte.
Tanimë kjo lloj ore është kthyer në orë dore. Nuk bëhet fjalë për një përshtatje të përkryer të tradicionales, por e përngjashme dhe mjaft e veçantë. Në brendësi të xhamit të kësaj ore, gjendet një zog mekanik, që përplas krahët duke e bërë këtë ekzemplar ore vërtetë të rrallë.
Bëhet fjalë për `The Charming Bird`, një orë e çmuar me një prodhim të limituar, realizuar nga Jaquet Droz për të festuar 275 vjetorin e themelimit të kësaj firme zviceriane.
Funksioni i kësaj ore është tërësisht mekanik, si ai i orave të shekullit të 18-të dhe është një frymëzim i disa objekteve automatikë, që ishin realizuar nga themeluesi i kësaj ndërmarrje në vitet e para të themelimit të saj.
Por kjo orë nuk është e arritshme nga të gjithë, pasi 28 ekzemplarët e prodhuar, mund të kenë një çmim rreth gjysëm milionë dollarë.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)









