Skena brutale gjak lot dhe shumë dhimbje në mesin e refugjatëve të cilët tentojnë të kalojnë kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.Kjo është situata ku policia hungareze tregoi dhunën ndaj emigrantëve pasi ata u munduan të thyejnë barierën e vendosur.

Gaz lotësjellës dhe ujë pamjet shokuese kanë tronditur mbarë botën nga mënyra se si u trajtuan emigrantët shumë nga të cilët mbetën të plagosur.

Edhe OKB ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën sesi po trajtohen emigrantët në kufi nga autoritetet hungareze. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon është shprehur i tronditur pas veprimeve të policisë, e cila ka hedhur në drejtim të refugjatëve gaz lotësjellës si dhe ka lëshuar autobotat e ujit ndaj tyre.