FIER - Dëmet e shkaktuara në blegtori në zonat e përmbytura në fshatrat e Fierit kanë qenë të konsiderueshme. Ende nuk ka shifër zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, por burime paraprake pranë banorëve të zonave të përmbytura thanë se janë rreth 800 krerë bagëti të imëta që kanë ngordhur gjatë këtyre përmbytjeve.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në afërsi të fshatit Darëzezë të Fierit japin një panoramë të trishtë të situatës në fjalë. Përpjekjet e banorëve të zonës për të shpëtuar bagëtitë nuk kanë munguar, por kjo nuk ka mjaftuar pasi vërshimet e Vjosës kanë qenë intensive. Mësohet se e njëjta situatë është edhe në disa fshatrat të tjerë të komunës Frakull në Fier. Ministria e Bujqësisë pritet të ngrejë një grup punë për verifikimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë.

delet me logo
(Foto: Barinjtë duke shpëtuar delet nga zonat e përmbytura, në foton e 2-të disa nga delet që kanë ngordhur) FOTO

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)