VLORË - Forcat e armatosura të ushtrisë të cilat ndodhen në terren, janë bërë pjesë jo vetëm e operacionit për evakuimin e njerëzve, por duke qenë të përgatitur për situata të vështira ata janë angazhuar edhe në lidhjen e telave të energjisë që kaiojnë mbi lumenj.

Siç shikohet ne këto pamje të fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report, dy polumbarë po punojnë në kushte të vështira për rilidhjen e telave të energjisë për fshatin Fitore të Vlorës.

Nuk kanë munguar as incidentet gjatë këtij operacioni, teksa varka e tyre është përmbysur gjatë punës, por në fund misioni u realizua me sukses të plotë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)