TIRANE - Menjëherë pas përfundimit të Meshës së Shenjtë, e cila u drejtua prej tij përreth dy orë nga altari i ngritur në Sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku, ka zgjedhur të takojë zyrtarët e lartë të vendit tonë.

Ati i Shenjtë është përshëndetur duke i dhënë dorën, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, ish-presidentit Bamir Topi, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj si dhe personaliteteve të tjerë që ndoqën Meshën e Shenjtë.

Nga ky moment Papa la sheshin “Nënë Tereza” për tu drejtuar në Nunciaturën Apostolike.
papa takon ramenrama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)