Videolajm/ Presidenti i KE-së tapë! 
Shuplaka e puthje liderëve evropian

Videolajm/ Presidenti i KE-së tapë! <br />Shuplaka e puthje liderëve evropian
Nis me disa përplasje të forta këmbësh si në marshim e përfundon me disa shuplaka ndaj liderëve të Bashkimit Evropian. Këto skena na i ka ofruar Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, i cili jo për herë të parë ishte i dehur. Në samitin e partneritetit BE me vendet e Evropës Lindore mbajtur në Letoni, Juncker i ka “përshëndetur” thuajse të gjithë liderët evropianë me nga një shuplakë por edhe me të puthura jo të përshtatshme per takime te nje niveli te tille.

junker

junker

Video para së cilës nuk mund të ndalen të qeshurat, vijon me Presidentin e KE teksa evidenton kollaren e tij të ngjashme me të zyrtarëve të tjerë. Pija duket se ka dhënë efektin më të lartë kur kreu i KE-se i është drejtuar kryeministrit të Hungarisë duke e quajtur “diktator”.

Në fakt mediat ndërkombëtare prej thuajse një viti kanë evidentuar faktin që Juncker është një 'pijanec i flaktë'. Aq sa, edhe mëngjesin, - shkruajnë mediat, - Juncker e nis me konjak.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë