TIRANE - Fluksi i madh i pacientëve që shtrohen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" duket se është i papërballueshëm për këtë spital pasi së fundmi pacientët po trajtohen në korridoret e reanimacionit. Shqiptarja.com siguron videon ku tregohet pikërisht situata në të cilat kurohen pacientët
Bëhet fjalë për repartin e kardiologjisë ku nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale duken shtretërit e vendosur në korridore.
Ky shqetësim është ngritur edhe nga vetë mjekët e këtij spitali në rrjetin social ”Facebook”. Petrit Vargu ka postuar në faqen e tij një foto ku duken pacientët në koridorin e reanimacionit të shoqëruar me tekstin:
“Meqenëse duhen fotografi nga spitali ,për të parë si është situata, shokët e mi kishin këtë fotografi ku shihet se 12 vetë flenë në sallonin e reanimacionit të kardiologjisë.
Të lirë për të gjykuar........
Foto ishte bere sot me date 26.10.2015 ora 10:00.”

Edhe më herët është ngritur nga mediat shqetësimi për fluksin e papërballueshëm të pacientëve në QSUT.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO