Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamjet 3D të projektit të Portit të Durrësit, i cili pritet të transformohet pas një investimi 2 miliard euro dhe që do të ndërtohet nga  kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, EMAAR Group.

Rama ka zgjedhur sot ta ndajë me ndjekësit e tij pamjet e projektit, pas prezantimit zyrtar që bëri mbrëmë në qytetin bregdetar.

“Mirëmëngjesi Durrësi”, shkruan Rama krahas videos.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Kjo ka qenë deklarata mbrëmë nga Durrësi e Kryeministrit Rama gjatë prezantimit të masterplanit për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan. Gjatë fjalës së tij Rama tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.