VIDEOLAJM/ Reshjet e para të shtatorit bllokojnë disa akse rrugore në Vlorë

Reshjet e shiut të parë të shtatorit kanë mbushur rrugët me ujë në qytetin e Vlorës.

Shiu i rënë përreth 60 minuta ka bllokuar një pjesë të mirë të akseve brenda qytetit, teksa dhe kanalizimet kanë shpërthyer si pasojë e prurjeve të ujit.

Nëse situata vijon e tillë në orët në vijim mund të ketë përmbytje të rrugëve. Aktualisht ka një nivel uji në gjithë rrugët e qytetit. 

Më në fund pas një vere që dogji mijëra hektarë tokë e pyje Vlora është lagur nga uji, i cili ka vërshuar nëpër rrugë për shkak të intensitetit të lartë të shiut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Terbaci: 12/09/2021 20:27

    Ja s do dali Leli ne aksion me nje kallem n dore e do zhbllokoi pusetat

    Përgjigju
  • Vlore: 12/09/2021 19:43

    Jo disa por te gjitha.Dhe kryek... bashkisena nxjerr perendimet e diellit ne FB

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë